Sulmi ndaj reperit të njohur Fero ka qenë një nga temat më të diskutuara së fundmi në mediat online. Gjithçka nisi kur katër persona e ndaluan këngëtarin e hitit ‘Gang Gang’ përpara kinemasë dhe më pas e sulmuan duke e dhunuar dhe u tha se madje kërcënuan dhe me armë.

Pas këtij sulmi në rrjetet sociale qarkulloi edhe një video ku shihesh sesi reperi shkelmohesh nga ana e personave të paidentifikuar.

Por pa vonuar shumë njëri prej tyre vendosi që të dal hapur dhe pranoi se ishte ai njëri prej katër djemve që ka dhunuar Feron, bëhet fjalë për një reper të quajtur Ligrit Uka që publikoi edhe një video ku shihesh Fero duke vrapuar.

Mirëpo ditën e sotme policia e Kosovës i ka arrestuar të katërt agresorët dhe këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj në një prononcim për lajme.net.

"Sot njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20.03.2018, në lagjen Veterrnik ne Prishtine. Personat e dyshuar D.D (1999), A.S (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998), pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt", tha Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ndërsa për armën për të cilën u tha se u kërcënua në fakt zëdhënësja ka treguar se nuk ka qenë një armë, por me një shkrepse në formë arme.
"Policia ka arritur që nga të dyshuarit të konfiskoj një shkrepse në formë të armës”, është shprehur ajo.



