Futbollisti i njohur shqiptar Blerim Xhemaili pak muaj më parë bëri të ditur lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij, modelja e njohur Erjona Sulejmani, i kishin dhënë fund martesës së tyre.

Por mesa duket kjo ndarje nuk ka qenë aspak paqësore dhe kjo pasi Blerimi deklaroi se Erjona ka përdorur mbiemrin e tij për të përfituar në media e biznes. Pas kësaj deklarate modelja shqiptare u shpreh se ajo shumë shpejt do të nxjerr një libër, në të cilin do të publikojë të gjitha prapaskenat dhe sekretet e dhomave të zhveshjes të Serisë A.

Për të folur mbi këto plane ajo ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Top Show Magazine’ ku ka folur dhe për ndarjen me bashkëshortin dhe për gjithë përjetimet e saj në lidhje me një futbollist.

E pyetur nga gazetari Ervin Kurti se ku mund të njohësh një futbollist ajo ka dhënë një përgjigje që ka bërë për të qeshur prezantuesit dhe të gjithë publikun.

“Futbollistët rrinë tërë ditën në Instagram duke kërkuar gra.” –tha ajo duke shkaktuar shumë të qeshura.



