Nga Shqipëria / E Enjte 22 Mars 2018, 15:03

Klea Huta i futet seriozisht muzikës, vjen me një këngë dedikuar plotësisht Egitit

Klea Huta përveç se është një nga moderatoret dhe aktoret më të suksesshme në Shqipëri, ka treguar shpesh se ajo është e talentuar edhe në muzikë. Që pas pjesëmarrjes së saj vitin e kaluar në ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Amla’ mesa duket moderatorja nuk ka ndërmend të heq dorë nga kënga dhe siç ka lajmëruar pak kohë më parë, ajo së shpejti do të publikojë këngën e saj të re.

Por siç është mësuar ditën e sotme në ‘Chaud Patate’ në Radio NRG, ajo nuk do të vij vetëm me një këngën, por me katër të tilla. Sipas informacioneve dy prej këngëve të saj janë në bashkëpunim me dy reper nga Kosova, ndërsa një tjetër me një Dj të njohur shqiptar, emrat e të cilëve nuk u bën të ditur.

Ndërkohë njëra këngë do të jetë një dedikim dashurie për të dashurinë e saj, kompozitorin Elgit Doda, në të cilën vetë Elgiti do të jetë producent.