Ditën e sotme një deklaratë e gazetares së njohur Mira Kazhani ku e ftuar në emisionin ‘Top Show Magazine’ tha se Luana nuk është e suksesshme në punën e saj, por ndiqet vetëm për shkak të hireve, mori vëmendjen e të gjitha mediave. [Lexo Këtu].

Menjëherë pas këtyre lajmeve që qarkulluan pothuajse kudo, të gjithë ishin kurioz të shikonim se çfarë përgjigje do i jepte moderatorja e njohur Luana, gazetares.

Nuk vonoi shumë dhe Luana postoi pak më parë një foto në të cilën shihet si gjithmonë provokuese dhe veshur vetëm me një bluze të bardhë, ajo i ka dhënë një mesazh të nënkuptuar Kazhanit.

Në bluzën e Luanës shkruhej “ Më e kërkuara”, duke nënkuptuar kështu se pavarësish fjalëve të koleges së saj, ajo vazhdon të jetë një nga moderatoret më të shikuara dhe të kërkuara në televizionet shqiptare.
Në përshkrim të fotos ajo ka shkruar: “humori për sot” duke i treguar në këtë mënyrë se pavarësisht fjalëve humorin e saj nuk e prish dot askush.




