Eni koci është një nga këngëtaret që në moshë të vogël ka tërhequr vëmendjen e publikut me pamjen dhe hiret e saj. Ajo me këngët dhe bashkëpunimet e shumta që ka bërë ndër vite ka arritur që të bëhet një nga këngëtaret më të komentuara për karrierën dhe jetën e saj private.

Si çdo personazh publik edhe Eni merr shumë mesazhe nga ana e ndjekësve të saj, por së fundmi këngëtarja ka postuar një mesazh që e ka tmerruar paksa. Njëri prej fansave të saj e ka paralajmëruar atë se një ditë do të vdes dhe do të bëhet ushqim për krimbat.

Këtë mesazh Eni ka vendosur ta shpërndaj në isntastory dhe ti jap dhe një përgjigje personit në fjalë.

"Mu duk vetja si në film horror. Të gjithë do vdesim një ditë por nuk e kuptoj përse ky njeriu vazhdon të ma rikujtojë këtë gjë. Uroj që njerëzit pozitivë të na rrethojnë sa më shumë në jetë"- ka shkruar këngëtarja.



