Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Show Magazine’ kanë qenë të ftuar një panel opinionistësh të cilët kanë diskutuar gjatë për debatin e shumë përfolur mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos, ku ky i fundit e kritikoi moderatoren për veshjen e saj të papërshtatshme.

Një ndër të ftuarat ka qenë edhe gazetarja e njohur Mira Kazhani e cila dikur ka qenë edhe prezantuese në ‘Wake up’, ku rreth temës në fjalë ajo ka marrë si shembull moderatoren Luana Vjollca, duke u shprehur se Luanën nuk e ndjekin për punën që bën dhe për emisionin, por për hiret e saj.

“Luana ka 1 milion ndjekës në Instagram. Ajo rrëzon qeverinë, asnjë parti nuk i ka aq votues. Unë nuk besoj se e ndjekin se është e suksesshme. Padyshim për hiret e saj. Me thënë të drejtën, edhe unë e çoj ndonjëherë në Top për të parë se çfarë ka veshur Luana, pavarësisht se preferoj të dëgjoj Arbana Osmanin.”- tha ajo.

Ndërkohë lidhur me këtë deklaratë ende nuk kemi pasur një reagim nga ana e moderatores së njohur.




