Nga Shqipëria / E Enjte 22 Mars 2018, 12:12

Ishin çift por askush nuk e dinte, Miriami publikon intervistën e hershme me Albanin

Ata sot janë një nga çiftet më të bukur dhe më të dashur shqiptar, por si shumë personazhe të tjerë të njohur edhe Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në fillimet e lidhjes së tyre e ruanin privatësinë dhe bënin sikur nuk njiheshin në daljet publike.

Këtë gjë e ka treguar së fundmi këngëtarja e njohur në një postim që ka bërë në adresën e saj. Ajo ka shpërndarë një video të hershme të një interviste që ajo ka bërë për emisionin e saj në Gjermani.

“Kur bënim sikur nuk njiheshim! 10 vite më parë në programin tim “E Clips New Talent Show.”-ka shkruar Miriami në përshkrimin e videos ku ata bisedon me atë që sot e ka bashkëshort.