Ata sot janë një nga çiftet më të bukur dhe më të dashur shqiptar, por si shumë personazhe të tjerë të njohur edhe Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në fillimet e lidhjes së tyre e ruanin privatësinë dhe bënin sikur nuk njiheshin në daljet publike.

Këtë gjë e ka treguar së fundmi këngëtarja e njohur në një postim që ka bërë në adresën e saj. Ajo ka shpërndarë një video të hershme të një interviste që ajo ka bërë për emisionin e saj në Gjermani.

“Kur bënim sikur nuk njiheshim! 10 vite më parë në programin tim “E Clips New Talent Show.”-ka shkruar Miriami në përshkrimin e videos ku ata bisedon me atë që sot e ka bashkëshort.




