Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Mars 2018, 18:06

Vjen reagimi i Danjelit pas lajmeve të ndarjes, tregon pse nuk do e shohim më me Fotinin

Ditën e djeshme u fol gjatë se çifti i njohur dhe fitues i ‘Big Brother 9’ Danjeli dhe Fotnini u ndan. Këto fjalë dolën pasi ata fshinë nga instagrami adresën e tyre të përbashkët dhe të gjithë filluan të dyshonin se mes tyre gjërat nuk po shkojnë mirë.

Mirëpo ditën e sotme  familjarët e tyre reaguan duke thënë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet dhe se ata janë shumë mirë.

Për këtë çështje ka reaguar së fundmi edhe vetë Danjeli, i cili ka dhënë një prononcim për Revistën 'Who' duke u shprehur se me Fotinin nuk janë ndarë dhe se vazhdojnë shumë mirë bashkë.

"Nuk jemi ndarë. ‘Instagram’-in e kemi mbyllur pa ndonjë arsye të veçantë thjesht ashtu donim. Ndoshta mund ta rihapim përsëri”, ka thënë Danjeli.