Ditën e sotme një nga lajmet më të përfolura ka qenë sulmi që i është bërë mbrëmjen e djeshme reperit të njohur Fero, i cili në momentin që po dilte nga kinemaja është sulmuar nga katër persona të paidentifikuar dhe më pas është dhunuar dhe kërcënuar me armë.

Për këtë ndodhi reagoi edhe vet reperi i cili tha se çdo gjë ishte e vërtetë dhe se nëse do të kishte një armë do ti kishte qëlluar.

Ndonëse autorët nuk janë kapur ende nga policia, një video ku shihet se si katër djemtë e rrahin Feron është bërë publike vetëm pak më parë.

Në këtë video të siguruar nga ‘Insajder’ shihet sesi këngëtari i hitit ‘Gang Gang’ i bën rezistencë katër agresorëve, por pavarësisht kësaj ata vazhdojnë dhe e gjuajn e më pas largohen me shpejtësi.


