Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Mars 2018, 17:05

Ermali feston ditëlindjen, urimi i veçantë i Amit do t’ju ngrohë zemrat

Dita e sotme është një ditë e veçantë për moderatorin dhe aktorin e njohur të humorit Ermal Mamaqi, pasi ai feston ditëlindjen e tij.

Urimet kanë qenë të shumta për të, si nga miqtë edhe nga kolegët e tij, por padyshim më i veçanti dhe sigurisht më speciali dhe për vetë Ermalin ka qenë urimi që bashkëshortja e tij moderatorja Amarda Toska bëri në Instagram.

Ami ka shpërndarë pak më parë një foto të vjetër të saj dhe të Ermalit dhe me një dedikim plot dashuri i ka uruar ditëlindjen partnerit të saj.

“Edhe një vit më shumë të lumtur bashkë! Deri në fund si në këtë foto… Paç gjithë jetën si një festë zemra ime”, -ka shkruar ajo në foton e postuar krah Ermalit. Me siguri kjo ditëlindje është bërë më e veçantë për moderatorin pas ardhjes në jetë të vajzës së tij të parë, Sia.