Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri prej kohësh është larguar nga Shqipëria për të ndjekur karrierën e saj në Amerikë, ku deri tani ka treguar se atje po i ecën mjaft mirë. Ajo ka bashkëpunuar shumë me reperin e njohur French Montana, por ajo nuk mendon të ndalet me aq pasi ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë me një projekt shumë të rëndësishëm.

Dafina ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me yllin e grupit të njohur muzikor Magic, i cili u bë i njohur në të gjithë botën për këngën e tij ‘Rude’ që u kthye në një super hit përpara disa vitesh.

Ka qenë vetë Narsi ai që ka postuar një foto me Dafinën, ku të dy ndodheshin në studion e ti në Los Angeles dhe nuk i ka kursyer fjalët e mira për këngëtaren shqiptare.

“Dafina Zeqiri vjen nga Kosova dhe mori pak kohë për mua në këtë udhëtim për të shkruar një këngë në Los Angeles. Kemi shkruar diçka që duket si klasike. #femërefortë #këngëtareemrekullueshme!”-ka shkruar në Instagram Nasri, gjë që me siguri e ka emocionuar pafund Zeqirin.


