Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Mars 2018, 15:03

Danjeli dhe Fotini të ndarë? Reagojnë të afërmit e çiftit: Ndihemi të trishtuar

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se dy ish fituesit e Big Brother Albania, Danjeli dhe Fotnini ishin ndarë dhe kjo pasi dyshja e kishte mbyllur përfundimisht adresën e përbashkët në isntagram, gjë që ngriti dyshime se mes tyre çdo gjë kishte marrë fund.

Mirëpo mesa duket një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe kjo pasi sipas ‘Xing.al’ i cili ka kontaktuar me të afërmit e çiftit ka sqaruar se në fakt ata janë shumë mirë bashkë dhe nuk ka ndodhur asnjë ndarje mes tyre.

Ata janë shprehur shumë të trishtuar për lajmet që kanë qarkulluar dhe kanë vijuar të tregojnë se ata vazhdojnë të jenë bashkë.

Mesa duket mbyllja e adresës së tyre në Instagram ka qenë për tu shkëputur për disa kohë nga jeta sociale dhe për të shijuar privatësinë e tyre.