Lajmi që reperi i njohur Fero u sulmua nga katër persona mbrëmjen e djeshme në qytetin e Prishtinës, pushtoi të gjitha portalet online dhe kjo pasi u tha se ai u dhunua prej tyre dhe madje njeri edhe e kërcënoi këngëtarin me armë.

Mirëpo pas gjithë bujës më në fund ka vendosur të reagojë edhe vetë Fero për këtë ngjarje nëpërmjet disa videove. Së fundmi reperi ka postuar një video në adresën e tij ku është shprehur se në fakt e kanë sulmuar gjashtë persona dhe se nëse ai do të kishte armë do i kishte qëlluar.

“Është rast i vërtetë ai që ka ndodhur mbrëmë, por mua nuk më ka ndodhur kurrgjë. Një grusht në fytyrë nuk e kam ngrënë. Kanë dalë 6 veta dhe njëri me armë. O dh*pa, kur ta merrni armën duhet të gjuani. Arma nuk mbahet, se të kisha pasur unë armë, e kishit parë a kisha gjuajtur a nuk kisha gjuajtur. Doja vetëm t’ju thoja se Fero është mirë dhe është Gang Gang dhe mua s’mund të më ndalë kërkush."-është shprehur Fero.



