Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Mars 2018, 14:02

Vera Grabocka feston ditëlindjen, urimi i veçantë i Alketës çudit ndjekësit

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë një nga dyshet më të pandara në showbizizn shqiptar. Ato prej vitesh kanë sjell në televizionin shqiptar disa nga spektaklet më të njohura dhe më të ndjekura. Ditën e sotme regjisorja e njohur feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe urimi tepër special dhe i çuditshëm i Alketës.

Ajo ka vendosur ta urojë atë për 10 vjetorin e ditëlindjes së saj, pasi siç është shprehur dhe prezantuesja, Vera është si Piter Pan nuk rritet kurrë.

“#gëzuarditëlindjen #gruaemrekullueshme. Bibla e Profesionit dhe Televizionit @veragrabocka. E kam lexuar dhe mësuar mirë! Faleminderit Prof! Je një legjendë, je një grua shumë e madhe, por je vërtetë edhe një Peter Pan që nuk do rritesh asnjëherë! Gëzuar 10 Vjetorin! E di që jam edhe një ndër studentet që ke dashur më shumë... Këtë privilegj po e gezoj #18vitebashkë.”-ka shkruar modertorja e njohur.