Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Mars 2018, 13:01

Reperi shqiptar në telashe, rrihet dhe kërcënohet nga 4 persona në mes të qytetit

Ai është kthyer së fundmi në një nga reperat më të komentuar dhe kjo fal suksesit që po përjeton me këngët e tij më të fundit, të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

Mirëpo mesa duket gjithë kjo famë i ka sjell disa telash reperit Fero, pasi së fundmi është mësuar se ai është dhunuar nga katër persona të paidentifikuar në mes të Prishtinës.

Siç raporton edhe gazeta ‘Express’,  Fero mbrëmjen e djeshme është ndaluar nga një makinë përpara një qendre tregtare në momentin që ai po dilte nga kinemaja me dy miq të tij.

Nga makina kanë dal katër persona të cilët e kanë ofenduar dhe në momentin që Fero ka dashur të largohet kanë filluar duke e dhunuar, madje njëri prej tyre kishte edhe armë.

Mësohet se ai ka marrë disa dëmtime të lehta dhe ka pasur vetëm dëme material.