Këngëtarja e njohur Elvana Gjata që prej kohës që publikoi abumin e saj 3EP ka marrë vëmendjen e publikut fal këngëve që u kthyen menjëherë në hite.

Ajo pasi përfundoi albumin e saj është rikthyer edhe në rrjetet sociale dhe kohët e fundit është shumë aktive me postimet e saj.

Ditën e sotme këngëtarja ka postuar një status që ka bërë përpara 5 viteve, ku shpreh rëndësinë e madhe që kanë prindërit në jetën tonë dhe prek me fjalët e saj duke u shprehur që këtë ndjesi që ka shpërndarë përpara 5 vitesh e ndjen pothuajse çdo ditë.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi, vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth pa pushim, duke falënderuar zotin që i kam në jetë. Bekim, mirënjohje e përulje atyre që na dhanë jetë!”, shkruan Elvana në postimin e bërë para 5 vitesh.




