Nga Shqipëria / E Martë 20 Mars 2018, 18:06

Armina poston pamjet e trishta dhe i lutet zotit: Më copëtohet zemra, kur do mbarojë gjithë kjo

Armina Mevlani së fundmi ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen e saj për luftën në Siri e cila dita ditës po i merr jetën mjera njerëzve e sidomos fëmijëve.

Ajo ka shpërndarë në adresën e saj një foto shumë prekëse, ku i është lutur zotit që kjo tragjedi të marr fund dhe ata njerëz të shpëtojnë nga bombardimet e shumta që përjetojnë.

“Zot! Kur do të mbarojë e gjitha kjo? Më copëtohet zemra çdo ditë dhe lutem çdo natë që kjo të mbarojë. Zoti mund të dëgjojë lutjet tuaja”, shkruan Armina.

Jeta e fëmijëve që po vriten çdo ditë është më e rëndësishme se çdo arsye tjetër në këtë botë.

“Të lutem Zot bëj që kjo të mbarojë. Atje po vriten fëmijë, pjesa tjetër është e parëndësishme. Ne mund të lutemi dhe të flasim të gjithë së bashku. Unë do të jepja çdo gjë vetëm që kjo të mbaronte…”, përfundon Armina në postimin e saj.