Nga Shqipëria / E Martë 20 Mars 2018, 17:05

Vajza e Besit dhe Xhensilës thyen rekordin që pa lindur, shpallet foto më e pëlqyer shqiptare në Instagram

Ditën e lindjes së vajzës së tij, Ermal Mamaqi postoi një foto ku shfaqësh së bashku me vogëlushen dhe bashkëshorten e tij Ami, kjo foto u prit shumë mirë nga publiku dhe u kthye brenda pak ditësh në një nga fotot shqiptare më të pëlqyera në instagram, duke ja kaluar kështu edhe fotos së Besit dhe të Xhensilës që kishin bërë ditën e dasmës së tyre.

Mirëpo mesa duket fotoja e Ermalit nuk qëndroi për shumë gjatë në fronin e fotos më të pëlqyer, pasi Xhensila dhe Besi thyen përsëri rekordin me foton e tyre të ëmbël ku dhanë publikisht lajmin e shtatzënisë.

Kjo foto ka  grumbulluar 170 mijë pëlqime dhe mjera komente, duke lënë pas foton e Ermalit me 169 mijë pëlqime.

Siç po shohim vajza e aktorit të njohur Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, pa lindur akoma u kthye në mbretëreshën e instagramit shqiptar.