Ajo ka qenë një nga konkurrentet më të preferuara për publikun shqiptar përpara disa vitesh dhe kjo pasi ishte një nga lojtaret më të mira në edicionin e katërt të Big Brother dhe fitorja e saj ishte më se e merituar.

Mirëpo ndryshe nga banorët e tjerë të cilët pas daljes nga shtëpia mundohen që të jenë në vëmendje të mediave, Ermela Mezuri, vendosi që të qëndrojë sa më larg tyre dhe jetën e saj ta mbaj në privatësi të plotë.

Edhe pse kishte shumë vite që nuk dëgjohesh gjë për të, ajo së fundmi ka hapur profilin e saj të ri në instagram ku dhe ka postuar fotot e para.

Ermela vazhdon të jetë po ajo vajzë simpatike bionde që ka qenë dhe më përpara dhe duket sikur vitet nuk kanë kaluar fare për te.



