Këngëtari shqiptar i cili është bërë shumë i njohur për publikun fal këngëve të tij me grupin NRG Band, Besnik Qaka është bërë së fundmi baba për herë të parë të një vajze.

Lajmin e bukur e ka dhënë ai vetë nëpërmjet një postimi në instgram, ku ka bërë një dedikim të veçantë për vogëlushen e tij dhe në të ka zbuluar edhe emrin unik që ka zgjedhur për të.

Una, është emri që Besniku dhe bashkëshortja e tij Lolita kanë zgjedhur për vajzën e tyre.

‘ Fryma jote e pare, na e mori tonen... #UnaQaka-20/03/2018’ ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë që ai dhe Lolita i dhanë fund beqarisë në shtatorin e vitit që lamë pas në një dasmë madhështore.


