Nga Shqipëria / E Martë 20 Mars 2018, 14:02

Video: Kejvina kapet në momente të sikletshme me humoristin e njohur

Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizzit shqiptar që pas pjesëmarrjes së saj në ‘Xing me Ermalin’, ku me gabimet dhe batutat e saj çdo të shtunë ka arritur të kthehet në një personazh të dashur për publikun.

Por edhe pse në pamje të parë të jep përshtypjen e asaj vajzës delikate, në fakt ajo ka edhe një anë tjetër shumë ndryshe dhe këtë gjë e ka treguar në një postim të fundit që Ermali ka bërë.

Në këtë video bukuroshja e ‘Xing me Ermalin’ shihet teksa i bie sipër aktorit të njohur të humorit Sejfulla Myftari, ose i njohur ndryshe si Cekja i Beratit dhe i thotë atij që të hapi një zarfin pasi ka  një mesazh për të.

“A të thashë?! Merre zarfin! Hape dhe lexoje se ka një mesazh për ty!”-i thotë ajo Cekes, ndërkohë që e mban atë të shtrirë përdhe.

Kjo video është shkëputur në një nga skeçet  që do të transmetohet këtë të shtunë. Video është pëlqyer nga ndjekësit dhe ka shkaktuar shumë të qeshura.

 

Të shtunën super gallatë me Ceken, Zajminën dhe Kejvinënð??ð??ð??

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on