Nga Shqipëria / E Martë 20 Mars 2018, 13:01

Kjo nuk pritej: Danjeli dhe Fotini në krizë? Çifti i jep fund lidhjes

Ata kanë qenë një nga çiftet më të përfolur të edicionit të fundit  të ‘Big Brother’ ku lidhja e tyre e cila nisi brenda mureve të shtëpisë u kurorëzua me një martesë live , një martesë kjo që u diskutua shumë nga të gjithë, pasi mendonin se dashuria e tyre nuk ishte e vërtetë. Mirëpo Danjeli dhe Fotini treguan që edhe pas daljes nga loja e BB se ishin vërtetë të dashuruar dhe madje po përgatiteshin që të bënin një dasmë të vërtetë.

Por edhe pse ishin çifti i vetëm që deri më tani nuk kishte shfaqur ndonjë problem dhe çdo gjë mes tyre ishte në rregull, Danjeli dhe Fotini i kanë habitur të gjithë ndjekësit me veprimin e fundit.

Ata nuk janë më në rrjetet sociale dhe profile i tyre i përbashkët është mbyllur. Kjo gjë ka ngritur dyshimet se mes çiftit të njohur ka një krizë dhe se mund ti kenë dhënë fund lidhjes së tyre.

Megjithatë nuk dihet nëse diçka e tillë është e vërtet pasi profile i tyre dhe mund të jetë hakëruar.