Ditën e djeshme ka startuar edhe emisioni i shumëpritur ‘Në kurthin e Piter Pan’ ku ka pasur shumë të ftuar dhe shumë të qeshura të shkaktuara nga fëmijët. Një ndër personazhet e ftuar ishte edhe moderator i njohur Ermal Mamaqi, i cili ndër të tjera ka rrëfyer edhe aksidentin e rënd që i ka ndodhur vitin e kaluar në Ferizaj.

“I dola përpara një rrethrrotullimi, makina ime u bë gjysmë. Kur shkova në shtëpi, aty e kuptova çfarë kisha rrezikuar. Takova djalin, e mora në krahë dhe fillova të qaja. Djali më shihte”, tregoi Ermali.

I prekur nga kjo ngjarje ai ka vendosur që të jap një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë shoferët.

“I bëj thirrje shoferëve vendosni një foto të fëmijëve tuaj tek kilometrazhi dhe do t’ju ulet gazi automatikisht”, përfundoi Ermali.



