Nga Shqipëria / E Martë 20 Mars 2018, 12:12

Enca Haxhia godet sërish, publikon video duke bërë twerk dhe çmend internetin

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia prej kohësh ka lajmëruar se në datën 23 mars do të publikojë këngën e saj të re me titullin ‘Dua’ për të cilën këngëtarja ka muaj që po përgatitet.

Mirëpo edhe pse fansat e saj po e presin me padurim  ajo ka zbuluar pak e nga pak pjesë nga videoklipi i saj,  ku pritet që ajo të shfaqet më seksi se zakonisht dhe madje së fundmi ka zbuluar dhe një pjesë të këngës së saj.

Ajo ka publikuar një video ku shihet duke bërë twerk dhe në sfond dëgjohet kënga e saj ‘Dua’.

“Baby hajde thirrëm kur je vetëm, ndoshta t’kallzojë ca bëj  tjetër”, dëgjohet duke kënduar Enca, teksa në një moment ngre bluzën e saj dhe tregon të brendshmet.

 

4 days ð??© I cannot wait!!

A post shared by ENCA (@enca) on

“Edhe 4 ditë, mezi po pres”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj që ka çmendur të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj.