Nga Shqipëria / E Hënë 19 Mars 2018, 18:06

Flet Eleni Foureira: Për famën ndryshova emrin, ja si më quajnë në të vërtetë

Këngëtarja e njohur në Greqi, Eleni Foureira e cila ka qenë shumë e diskutuar nga mediat greke për shkak të prejardhjes së saj shqiptare, ka qenë së fundmi e ftuar në një emision ku ka zbuluar arsyet se përse në fillim ka mohuar origjinën e saj dhe madje ka treguar edhe emrin e saj të vërtetë.

Ajo është shprehur për emisionin e njohur se Eleni është emri me të cilin ajo u pagëzua në Greqi, por emri i saj shqiptar është Entela dhe se Foureira është rrënja e mbiemrit të saj Foureir. Ndër të tjera ajo ka zbuluar edhe vështirësitë që ajo dhe familja e saj kanë hasur gjatë ardhjes së tyre në Greqi dhe si çdo emigrant tjetër ishin të varfër dhe shpesh janë detyruar që të merrni mobilie dhe rroba nga mbeturinat.

“Kur unë dhe njerëzit e mi vendosëm që të mos tregoja emrin tim dhe se isha nga Shqipëria, u bë sepse doja që njerëzit të njihnin dhe të donin Eleni Foureira për atë që ishte. Po, ishte diçka e gabuar e pranoj por nëse do të kthehesha pas nuk e di nëse do i kisha bërë gjërat ndrysh,”-u shpreh Eleni në intervistën për mediat greke.

Kujtojmë që këngëtarja me origjinë shqiptare do të përfaqësojë Qipron këtë vit në Eurovizion me këngën e saj ‘Fuego’.