Nga Shqipëria / E Hënë 19 Mars 2018, 18:06

Stresi më i dashuruar se kurrë veprimi i tij do t’ju shkrijë zemrat

Stresi së fundmi i ka habitur të gjithë pasi sjellja e tij ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë që nga koha kur në jetën e tij ka hyrë Kejsi, një vajzë pas së cilës reperi është shumë i dashuruar dhe këtë gjë ai nuk ngurron ta tregojë edhe publikisht.

Një muaj më parë madje vendosi që gjërat me vajzën në fjalë ti bënte më serioze dhe ata shpallën fejesën e tyre dhe dhanë lajmin që shumë shpejt edhe do të martohen.

Sot madje çifti ka mbushur plotë një muaj që nga dita e fejesës dhe për këtë është kujtuar vetë Stresi i cili ka postuar një foto nga fejesa dhe pranë saj ka shkuar ‘Sot një muaj’ duke e bashkëngjitur me disa emoji unazash.