Butrint Imeri i cili së fundmi po përjeton suksesin e këngës së tij ‘Xhanam’ që u kthye në një hit ,ka qenë pjesë e mediave rozë kohë e fundit pasi është përfolur gjatë se ai dhe moderatorja Kiara Tito janë në një lidhje.

Ndonëse çifti u kap mat disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit ata asnjëherë nuk e pranua që janë të lidhur, por gjithmonë janë shprehur se janë thjesht miq.

Mirëpo së fundmi edhe pse të gjithë prisnim që dyshja të konfirmonte më në fund lidhjen e tyre, mesa duket një gjë e tillë nuk do ndodhi dhe kjo pasi ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Të paktën këtë të lë të dyshosh veprimi i fundit i Butrintit, i cili ka vendosur ta heq Kiarën nga Instagrami edhe pse kjo e fundit e ka ende follow.

Ky veprim ka ngritur shumë dyshime se mes çiftit të njohur mund të ketë ndonjë zënkë kalimtare, ose ata i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes së tyre të përfolur.



