Nga Shqipëria / E Hënë 19 Mars 2018, 16:04

Çifti emigrant kthehet në Korçë, burri zbulon sekretin shokues të gruas

Një çift shqiptar të cilët prej vitesh jetojnë në Greqi janë kthyer ditët e fundit në vendlindjen e tyre në Korçë  për pushime dhe së bashku kishin marr edhe kumbarin.

Mirëpo sipas gazetares së ‘Ado Morning Show’ djali në fjalë është përballur me një të papritur shokuese që i ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Siç ka treguar dhe ajo një ditë përpara se çifti të kthehesh në Greqi, burri ka zbuluar se gruaja e tradhëtonte me kumbarinë e tyre.

Sipas gazetares ai e ka zbuluar të vërtetën një natë kur i dehur ka shkuar për të fjetur, por ditën tjetër ka kapur kumbarin dhe bashkëshorten e tij bashkë.

“Një çift shqiptar që jetonte në Greqi është kthyer në Korçë për pushime. Me vete çifti kishte marrë edhe kumbarin grek që i kishte pagëzuar. Një natë përpara se të largoheshin nga Shqipëria burri kishte pirë shumë alkool dhe është shtrirë për të fjetur. Pasi gruaja është siguruar se burrin e ka zënë gjumi ka shkuar në dhomën ku qëndronte kumbari dhe ka kaluar disa momente romantike me të. Kur burri është zgjuar në mëngjes ka zbuluar se ç’kishte bërë gruaja, ai i ka grisur pasaportën dhe më pas ka rrahur kumbarin. Më pas burri është kthyer vetëm në Greqi dhe i ka thënë gjithë fisit se është ndarë me gruan”, tha gazetarja./Burimi:Shkodranews