Nga Shqipëria / E Hënë 19 Mars 2018, 15:03

Ngrihet alarmi botëror: Shqipëria shumë shpejt do të vuaj për bukë

Organizata Botërore e ushqimit ka bërë së fundmi publik një raport ku shfaqen të gjitha vendet që në vitin 2050 do të kenë vështirësi me furnizimin e ushqimit.

Në listën e këtyre shteteve gjendet edhe vendi jonë, i cili futet në shtetet që do ta kenë shumë të vështirë gjetjen e ushqimeve në të ardhmen dhe kjo për shkak të ngrohjes globale.

Në këtë listë alarmante përveç Shqipërisë bëjnë pjesë edhe vendet afrikane, amerikanojugore dhe aziatike. Ndonëse në Europë shumica e shteteve nuk rrezikohen, në zonën e Ballkanit panorama duket ndryshe.

Siç ka raportuar edhe kjo organizatë të gjithë këto shtete që janë në rrezik duhet që të ndryshojnë zakonet e ngrënies dhe kjo sepse shumë shpejt shumë ushqime do të zhduken për shkak të ngrohjes globale.

Harta e ofruar nga Organizata Botërore e Ushqimit tregon vendet më të rrezikuara nga pakësimi i ushqimeve, ndër të cilat Ballkani do të ndikohet, krahas vendeve të kontinentit afrikan apo ato të Amerikës Jugore.

Siç është bërë e ditur në listën e ushqimeve që rrezikojnë të zhduken përfundimisht ka edhe 11 specie të tjera bimore që mund të mos ekzistojnë në të ardhmen ato janë: Avokado, Çokollata, veza dhe vera, peshku, luleshtrydhet, frutat e thata, banania, qepa, kumbulla, orizi, gruri, soja etj./Burimi:Monitor.al