Një javë më parë erdhi në jetë edhe fëmija i dytë i çiftit të njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toskës e cila ishte një vajzë. Çifti i njohur e bëri lajmin publik nëpërmjet një postimi që moderator bëri në adresën e tij, ku zbuloi përherë të parë edhe fytyrën e vajzës.

Mirëpo të gjithë ishin kurioz për të mësuar se si kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre.

Siç është bërë e ditur dhe nga portal ‘Kidstime.al’ Ami dhe Ermali kanë qenë shumë të pavendosur për sa i përket emrit të fëmijës dhe madje kanë tentuar që të bëjnë ndonjë bashkim emrash, por nuk rezultoi një ide e suksesshme.

Por sipas burimeve të këtij portali ata më në fund kanë vendosur që vajzës së tyre të parë ti vendosin emrin e këngëtares së famshme botërore Sia.



