Nga Shqipëria / E Hënë 19 Mars 2018, 14:02

‘4 milionë lek për tu bërë velinë’ historia si u bë e famshme Marina Vjollca

Siç dihet moderatorja e njohur Marina Vjollca fillesat e karrierës së saj i ka pasur në emisionin investigative ‘Fiks Fare’ ku ajo ishte njëra prej velinave. Mirëpo karriera e saj eci aq shumë sa që sot është një nga moderatoret më të suksesshme dhe më të kërkuara në televizionet shqiptare.

Së fundmi në emisionin ‘Pop Culutre’ është transmetuar një video ku shihet Marina në fillesat e saj pikërisht në konkursin ‘Shtojzovallet’ në vitin 2005, ku dhe ajo konkurronte për të qenë pjesë e velinave të Fiksit.

Ndërsa është pyetur se sa lek do të ofronte për të qenë pjesë e Fiksit , Marina është përgjigjur 4 milionë, ndërsa Kozeta Kurti e cila ka qenë udhëheqësja e këtij emisioni, ka treguar se Marina ka ardhur me vonesë dhe për pak do e humbiste shansin për të qenë velinë.

"Marina u regjistrua me vonesë në show-n e Tiranës dhe ne regjistruam në një rreth tjetër në mënyrë që të kishte mundësi të shpallej fituese në atë qytet dhe në garën e Tiranës të vinin të gjithë finalistet. Jam shumë e lumtur që ajo nuk mbeti velina e 2005-ës, por eci kaq shumë. Marinën e mbaj mend me shpirt shumë të bukur, jo koshiente për bukurinë që kishte sepse në përgjithësi vajzat e asaj moshe e shfrytëzojnë bukurinë, ajo kishte mirësi", u shpreh Kozeta Kurti.