Ai është një nga këngëtarët më të njohur të muzikës latine në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të preferuarat dhe sigurisht që edhe në Shqipëri ka një numër të madh fansash të cilët e ndjekin.

Bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm Maluma, i cili së fundmi në një video ‘live’ ka gëzuar shumë shqiptar pasi ka folur në shqip përpara miliona njerëzve.

Në një lidhje live një fanse nga Shqipëria i ka lënë atij një koment:’Ta ha zemrën marshallah baybe”, dhe këngëtari kolumbian nuk ka ngurruar ta lexoj këtë koment edhe pse është në gjuhën shqipe.
Kjo video e siguruar nga INTV.al është shpërndarë masivisht nga të gjithë shqiptarët. Siç dihet ai është mik i mirë me Rita Orën dhe gjithashtu është përfolur gjatë se mes tij dhe këngëtares shqiptare Bebe Rexha ka pasur një lidhje, mirëpo këto fjalë Maluma i mësoi vetë, pa ndihmën e asnjërës prej tyre.




