Ai është një nga reperët të njohur në Shqipëri dhe çdo këngë që ai publikon ose merr pjesë kthehet menjëherë në hit. Përveç të tjerash, Getoar Selimi është edhe një nga personazhet më të përfolur për jetën e tij private me prezantuesen Marina Vjollca.

Ditën e djeshme ai ka festuar ditëlindjen e tij dhe këtë gjë e ka treguar nëpërmjet një postimi ku shfaqet së bashku me familjen e tij. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se pran tij ndodhen edhe mamaja dhe babai i tij, të cilët prej vitesh i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Në foto gjithashtu shfaqet edhe vëllai i tij Liberian dhe moderatorja Marina Vjollca.

"Duke festuar ditëlindjen me familjen”, shkruan pran fotos Geti duke e shoqëruar me një emoji lutjeje ku tregon se sa i bekuar është pranë tyre.






