Ajo është një nga këngëtaret më të preferuara të muzikës live, ndonëse përherë është treguar e rezervuar për jetën e saj së fundmi këngëtarja e njohur Kamela Islamaj ka treguar se prej katër vitesh ndodhet në një lidhje me një Dj të njohur.

Ata madje janë fejuar dhe mendojnë që shumë shpejt të bëjnë dhe një dasmë, por ende nuk e kanë caktuar datën se kur.

Megjithatë këngëtarja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku dhe ka habitur ndjekësit me një përgjigje që ka dhënë, ku ka nënkuptuar se është ende e virgjër.

Kur është pyetur se si e imagjinon natën e parë të martesës, Kamela u përgjigj: "Uau, kushedi çfarë do ndodhi".

"Këto 4 vite kemi fjetur gjumë. Kështu që natën e parë do të varet çarçafi i bardhë jashtë", është shprehur Kamela.





