Nga Shqipëria / E Hënë 19 Mars 2018, 12:12

Ilda Bejleri merr vendimin drastik, hedh në gjyq Musafa Nanon

Debati i famshëm mes gazetarit Mustafa Nano dhe Ilda Bejlerit mesa duket nuk do të ketë një fund. Pasi Nano në emisionin e tij ‘Provokacja’ kritikoi ashpër veshjen e moderatoren duke e krahasuar me atë të një striptiste, menduam se gjithçka u la me aq.

Por të premten ishte i ftuar në emisionin’ Zone e lirë’ ku aty e cilësoi Ildën si qenien më vulgare të dekadës së fundit dhe kjo ka mjaftuar që konflikti mes dy personazheve të thellohej edhe më tej.

Edhe pse Ilda kishte zgjedhur që mos të reagonte shumë mbi këtë çështje, ajo së fundmi ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe për këtë gjë ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj duke thënë se këtë  çështje nuk do e lej me kaq, pasi ka ndërmend ta hedh Nanon në gjyq.

“Meqenëse ‘polici’ njihte dhe pëlqente vetëm Ilaria D’amico-n, ose gruan e Buffon.”-shkruan Ilda në videon ku shihet bukuroshja italiane që po ashtu shfaqet në emision me një dekolte mjaft të hapur.

“Me policin e penduar shihemi në gjyq, sepse askush nuk ak të drejtë t’i flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në një tv. Të gjithë ju që sqetësoheni për veshjet, a e keni pyetur veten çfarë mënyre të foluri po u mësoni fëmijëve tuaj?? Për fat të mirë nuk jemi në ‘Albanistan’, por në një kryeqytet europian dhe në një vend të bekuar që quhet Shqipëri.”-ka shkruar Bejleri në postimin e saj.