Nga Shqipëria / E Diel 18 Mars 2018, 15:03

E konfirmuar: Xhensila shtatzënë, poston foton e mrekullueshme me Besin

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ka konfirmuar ditën e sotme se është në pritje të ëmbël.

Xhensila ka postuar një foto të mrekullueshme me Besin ku çifti shihen shumë të lumtur që do bëhen prindër për herë të parë.

"Kur dy bëhen tre", shkruan Xhensila teksa në foto dallohet qartë barku i rrumbullakosur.

Çifti ndodhet në liqenin Como të Italisë, një vend shumë i dashur për ta pasi aty vitin e kaluar bënë edhe setin fotografik të dasmës.

Xhensila dhe Besi nuk kanë zbuluar ende nëse po presin djalë apo vajzë.