Marjana Cmeta nusja e cila së fundmi është burgosur për shkak se helmoi dhe më pas mbyti vjehrrën e saj Lirije Lami 48-vjeç, ditën e sotme ka pasur edhe vizitën e parë të rëndësishme në burgun e Ali Demit, ku dhe është burgosur. Siç është mësuar nga 'Balkanweb' ajo është vizituar nga prindërit e saj dhe nga vajza 6 muajshe.

Siç kanë raportuar edhe burimet pranë burgu 21-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe pavarësisht kësaj kur ka parë vajzën ka shpërthyer në lot dhe e ka përqafuar e më pas e ka ushqyer me gji, por pas një ore ato janë ndarë.

Edhe pse Marjanës i është shpjeguar se ajo mund ta rris vajzën edhe brenda mureve të burgut, ajo nuk ka pranuar dhe ka thënë se vajza do të qëndrojë me prindërit e saj, përderisa Olti Lami nuk e ka pranuar atë si vajzën e tij dhe ende nuk i ka dhënë atësinë.

Madje sipas burimeve Marjana nuk është lënë ende në një qeli të veçantë, pasi kanë frikë se ajo mund të kryej vetëvrasje dhe gjithçka që ajo ka kërkuar ka qenë një kartë telefoni për të folur me vajzën dhe prindërit e saj.

Kujtojmë që krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën.

Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutash, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen./Burimi:Balkanweb


