Një vrasje e ndodhur një vit më parë ku Lirije Lami mbeti e vdekur pasi u helmua, është zbardhur ditët e fundit pasi u zbulua se fajtore e vdekjes së saj ishte nusja, e cila i kishte hedhur fotoksinë në lëngun e portokallit.

Kjo ngjarje ka tronditur së fundmi opinionin publik shqiptar dhe kjo pasi vajza 21-vjeçare e ka rrëfyer të gjithë ngjarjen tek hoxha Hysen Shehu, i cili e ka filmuar atë dhe vetëm sot pamjet e atij filmimi janë bërë publike për Ora News.

Në këtë video Marjana Cmeta ka pranuar me gojën e saj se ka vrarë vjehrrën 48-vjeçare përpara një viti, një vdekje kjo që në fillim u shënua si natyrale, por pas rrëfimit të djalit të të ndjerës prokuroria nisi hetimet dhe zbuloi të vërtetën.

Shihni pamjet e rrëfimit të plotë të Marjana Cmetës:




