Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Mars 2018, 18:06

Ledri Vula ndryshon tërësisht look, reperi po çmend vajzat me pamjen e re

Reperi i njohur shqiptar Ledri Vula prej kohësh i ka habitur të gjithë fansat e tij me modelin e çuditshëm të flokëve, që ndryshe nga herët e tjera i nxorën në pah kaçurrelat e tij. Ky model flokësh që siç është shprehur dhe vetë Ledri, nuk u pritë dhe aq mirë nga shokët e tij dhe të shumtë ishin ata që nuk ja pëlqyen, mirëpo shumë shpejt u kthye në një nga look-et më të preferuar për meshkujt dhe shumë djem të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë kanë guxuar ta bëjnë.

Por akoma pa u mësuar mirë me atë pamje, reperi vendos që të ndryshojë, dhe këtë herë të vijë me një model flokësh më serioz dhe më të rregullt se më parë.

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Reperi ka qenë së fundi i ftuar në dasmën e një të afërmi dhe nga fotot e postuara në profilin e tij ai i ka çmendur të gjitha gocat me pamjen seksi që kishte zgjedhur. Ai shfaqet me një kostum serioz të zi dhe me flokë të kuruar deri në detaj.

Sigurisht që ky look është pritur mjaft mirë nga ndjekësit, sidomos femrat të cilat nuk kanë nguruar të shprehin dashurin e madhe që kanë për reperin pavarësisht pamjes që ai zgjedh.