Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Mars 2018, 18:06

Fjalët e të shoqit e bëjnë Adelina Ismajlin të qajë, ja çfarë ndodhi

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismajli ka qenë e ftuar në emisionin ‘Lemza’ ku dhe është përballur me një serë surprizash emocionuese qe e kanë bërë këngëtaren e njohur të shpërthej në lot.

Ajo në një moment ka marrë një letër nga bashkëshorti i saj Val Krasniqi, i cili i kishte shprehur publikisht dashurinë gjë që e ka emocionuar tepër Adelinën.

"Mund të them vetëm që kur kujtoj të kaluarën, mendja më pushtohet nga kujtime të bukura, të qeshura, shumë gëzime, pikëllime, pak hidhërime por sidomos me kujtime që në asnjë mënyrë nuk do doja të mos i përjetoja. Në këto 10 vite të kam pasur të dashur, shoqe, mikeshë, grua. Kemi ndarë bashkë të mirat dhe të këqijat, jemi përballur me shumë sfida dhe në fund ia kemi dalë mbanë", shkruante ndër të tjera në letër Vali.

Adelina u emocionua shumë dhe u përlot. "Ta kisha ditur se ma gjen pikën e dobët nuk kisha ardhur. Tani jam totalisht e bllokuar dhe mezi po pres të iki të pijë një çaj për t'u qetësuar. Në qeshor bëjmë 10 vjet bashkë. Unë i kam fsheh këto gjëra gjithmonë, por ai i zbuloi me një letër", u shpreh këngëtarja.