Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Mars 2018, 17:05

Rike Roçi zbulon të dashurin e ri por dhe arsyen e ndarjes me DJ e njohur

Rike Roçi ka qenë një nga ish banoret  e ‘Big Brother’ më të komentuara nga mediat dhe publiku. Ajo pas një pauze të gjatë po i rikthehet televizionit dhe këtë herë në një konkurs kërcimi pasi pritet që të jetë konkurrente në edicionin e si vjetshëm të ‘Dancing with the Stars’.

Së fundmi ajo ka qenë e pranishme në emisionin ‘Lart e Poshtë’ dhe sigurisht nuk i ka shpëtuar dhe pyetjes së moderatorit në lidhje me marrëdhënien me DJ e njohur italian, për të cilin ajo përpara disa kohësh u përfol gjatë në media.

Mirëpo një gjë të tillë Rike  e ka mohuar, duke thënë se me të nuk ka pasur asgjë dhe se tani ndodhet në një lidhje të re dashurie.

“Jam e dashuruar dhe e lumtur kaq mund të them për momentin!”-është shprehur bukuroshja e rrjeteve sociale në emision.