Dy vajza me origjinë shqiptare të moshës 16 dhe 17-vjeç të cilat ishin zhdukur nga banesa e tyre në Greqi, bëri bujë në të gjitha mediat greke dhe ato shqiptare.
Së fundmi dy motrat janë gjetur nga policia greke në zonën e Danagra, pak kilomentra larg shtëpisë së tyre dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç kanë deklaruar dhe ato vetë janë larguar me dëshirën e tyre nga shtëpia për shkak se nuk përballonin dot gjendjen e rënduar që ishte krijuar në shtëpi, ato madje kanë kërkuar që të mos kthehen më aty.
Sipas policisë greke ato gjatë periudhës që ishin zhdukur janë strehuar nga një djal 19-vjeçar i cili ndodhet në telashe, pasi është akuzuar për vënie në rrezik të personave të mitur.

Vajzat kishin telefonuar policinë një ditë më parë, ku kishin bërë me dije se ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe se refuzonin të ktheheshin në shtëpi, tek prindërit. Kanë qenë ndërmjetësit policorë ata që kanë ngulmuar dhe i kanë bindur të takoheshin./Burimi:Joq.al.
