Një nga lajmet që bëri bujë së fundmi në mediat online ka qenë prishja e marrëdhënies profesionale mes këngëtares Enca dhe menaxherit të saj Kastriot Berisha. Ka qenë ky i fundit i cili nëpërmjet një statusi ka akuzuar Encën për mashtrim dhe madje e ka kërcënuar atë që do i bllokojë koncertet.

Mirëpo duke qenë se këngëtarja ka qenë tepër e angazhuar me videoklipin e ri dhe koncertet e ndryshme, deri më tani nuk kishte dhënë asnjë përgjigje për akuzat e Berishës.

Ajo vetëm pak moment më parë ka vendosur të reagojë mbi këto fjalë dhe e ka bërë nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram

“Jam e mirë, e dashur dhe e kujdesshme. Por gjithashtu nuk pranoj të duroj gjepurat e askujt!”-ka shkruar Enca, duke lënë të kuptohet se ka qenë sjellja e ish-menaxherit shkak për ndërprerjen e marrëdhënies së tyre.






