Ajo është një nga këngëtaret më të kërkuara të muzikës popullore dhe këngët e saj sigurisht nuk mungojnë në asnjë gëzim familjar të shqiptarëve. Bëhet fjalë për këngëtaren e muzikës popullore, Mariola Kacani, e cila ka një karrierë të suksesshme e të mbushur me koncerte si në Shqipëri dhe në diasporë.

Mirëpo së fundmi Mariola ka zbuluar se në fakt ajo më parë i është futur rrugës së artit nëpërmjet aktrimit, por më pas e la për muzikën dhe kjo për arsyen se nuk ishte dhe aq e dhënë pas tij.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi ën emisionin ‘Boom’ ku ka rrëfyer edhe vështirësitë që ka hasur në aktrim.

“Thashë po marr një shkollë afër artit. Kush ishte më bukur? Aktrimi. Javën e parë çfarë kam hequr! Më thoshte Ema Andrea: ‘Bëj si thes me patate.’ Shkoja në shtëpi dhe thoja: ‘Do e lë këtë shkollë, atje nuk janë normalë, janë të gjithë të psikiatrisë. Unë të bëj si thes me patate?!’ Normalisht duke ardhur dhe nga Vlora më dukeshin anormale. Dhe kur thotë profesor Alfred Trebicka, ka qenë një pjesë që duhet të sillnim kafshë të ndryshme. Mua më vajti mendja tek kanguri. Bëra një kangur si nga Vlora, asnjë nuk e kuptoi. U thoja studentëve: ‘Gjejeni!’ Kangur, kangur, kangur. Të tërë më lanë në baltë. Më thotë Fredi: ‘Çfarë ishte kjo moj?’ ‘Kangur profesor!’ ‘Ou?’- më tha. ‘Nga ishte ky?’ ‘Të betohem’- I thashë, ‘nga Australia, me ndonjë dalje kështu nga Vlora.’”-rrëfeu këngëtarja e famshme. Burimi:/ Ora News.





