Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Mars 2018, 14:02

E kuptuam ne gabim, apo Ledion Liço paska thumbuar keq Ardit Gjebrean?

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘The Voice Kids’ moderatori i emisionit Ledion Lico ka bërë një batutë që nga shumë media është marrë si një kunj për moderatorin e të ‘Dielës Shqiptare’,  Ardit Gjebrea.

Në një moment kur anëtarja e jurisë Miriam Cani ishte vendosur përball zgjedhjes së njërit prej konkurrentëve, ajo vendosi duart në kokë sepse e kishte të vështirë për të zgjedhur dhe aty Ledioni i ka thënë.

“Po të dhemb koka Miriam? Në një tjetër emision do të të rekomandonin ndonjë ilaç për kokën tani…” – u shpreh ai ndërkohë që thënia e tij përkon me promocionet e Arditit në emisionin “E diela Shqiptare”.