Mbrëmja e djeshme ishte dhe e premtja e fundit që po transmetohesh emisioni i njohur ‘Oktapod’ në Vizion Plus. Përpara se të fillonte puntata e fundit, moderatori prej 4 vitesh Turjan Hyska ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij se ‘Oktapod’ do të mbyllet përfundimisht.

Ai ka postuar në adresën e tij logon e parë të emisionit dhe ka bërë dhe një dedikim prekës për mbylljen e emisionit të tij.

“Kjo foto qenka postimi im i pare ne Instagram! Eshte logo fillestare e Oktapod, i cili erdhi ne toke ne date 9prill te vitit 2014 dhe kthehet ne det serish, sot pas mesnate! Per mua ka qene nje eksperience interesante qe me ka sherbyer shume! Falenderoj gjithe ata qe kane ardhur te ftuar, ata qe na kane ndjekur dhe stafin tim te ngushte! Tani e tutje beni, cbeni gjate dites, naten nuk do e kaloni më me mua! R.I.P Oktapod 9prill 2014 - 16 Mars 2018,”-ka përfunduar Turi në rrjete sociale.

Ndërkohë duke filluar që nga e premtja tjetër në ekranin e Vizion Plus pritet të fillojë emisioni i ri ‘Dancing with the stars best’.


