Këngëtarja e njohur Arilena Ara që pas suksesit që përjetoi me këngën ‘Nëntori’ ka filluar të përballet çdo ditë dhe me vështirësitë e të qenit personazh i njohur. Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Lartë e poshtë’ në Rtsh, ku ka rrëfyer dhe se çfarë i duhet të bëj për të ruajtur privatësinë e saj.

Ajo ka treguar se jashtë skenës është tepër e rezervuar dhe nuk parapëlqen që të jetë në qendër të vëmendjes.

“Unë jam aq e çmendur dhe aq e rezervuar sa edhe kur jam jashtë Shqipërie që jo domosdoshmërish duhet të ruaj veten, të vishem e të maskohem e bëj. Nuk mund të them që më ka marrë malli, sepse ka momente që festat private i kaloj me miqtë dhe njerëzit që dua, kështu që jeta që bëj është e bukur sepse është e mbushur me muzikë dhe ja vlen çdo sakrificë.”-është shprehur këngëtarja e njohur.



