Ka kaluar vetëm një javë që pas deklaratës së prezantuesit të ‘The Voice’ Ledion Liço i cili deklaroi publikisht se për shkak të emocioneve të forta që përjeton në këtë spektakël do ti duhet të heq dorë nga prezantimi i tij

Por mesa duket Ledioni nuk është i vetmi i cili nuk mund të përballojë emocionet e forta që të përcjellin fëmijët, pasi edhe anëtarja e jurisë Miriam Cani ka shprehur ditën e djeshme vështirësitë e saj në këtë pozicion dhe ka kërkuar të heq dorë.

Miriami është vendosur përball një zgjedhje shumë të vështir, ku i duhej të heq njërin prej fëmijëve të skuadrës së saj, por ajo e ka patur të pamundur dhe ka kërkuar që të iki ajo në vend të tyre.

“A mund të s’kualifikohem unë dhe të tre të vazhdojnë garën?” –pyeti ajo Ledionin, i cili e miratoi vështirësinë e saj për të vënë gishtin vetëm te njëri konkurrent.

Duke qenë se anëtarët e jurisë kalojnë shumë kohë së bashku me fëmijët ata afeksionohen pas tyre dhe kjo gjë bën që të kenë shumë vështirësi në zgjedhjet e tyre. Ndoshta Miriam Cani e ka edhe më të vështirë duke qenë se është një nënë e re, por shpresojmë që ajo mos të heq vërtet dorë nga ky spektakël.



