Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Mars 2018, 12:12

Muç Nano nuk ka të ndalur sulmon ashpër Ilda Bejlerin: Qenia më vulgare e kësaj dekade

Debati mes gazetarit të njohur Mustafa Nano dhe gazetares Ilda Bejleri mesa duket nuk do të ketë një fund dhe kjo pasi replikat mes tyre nuk kanë të ndalur. Gjithçka filloi kur në emisionin e tij 'Provokacja' Nano kritikoi publikisht veshjen që moderatorja zgjedh për emisionin e saj, duke e krahasuar atë me një striptiste.

Mirëpo të gjithë menduan se ky sherr mes tyre përfundoi pasi Ilda Bejleri i ktheu përgjigje, por Muç Nano nuk ka të ndalur dhe e ka sulmuar përsëri moderatoren e njohur.

Ai ka qenë ditën e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ ku është pyetur nga Arina Çani mbi këtë çështje.

“Më vjen turp që atë natë kam përmendur emrin e një vuglareje. Ilda është qenia më vulgare që kam parë dekadën e fundit. Unë e gjykova në planin estetik, dhe e dyta që më shqetëson është një lloj hiperseksualizimi që po i bëhet hapësirës publike. Unë kam qenë edhe në plazhe nudo, dhe nuk më bezdis mua nuditeti, përkundrazi ndihem mirë. Por në plazh nudo midis një vajze që ka veshur tanga dhe është pothuajse lakuriq dhe midis një vajze tjetër që është pak më e veshur, mua më pëlqen dhe më eksiton kjo e dyta. Problemi është që deri ku do të shkojë kjo lakuriqësi?!”,  u shpreh ai.